Rama ndan buxhetin për Parkun Memorial dhe Bibliotekën “Ibrahim Rugova” në Velani

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se është ndarë buxheti për ndërtimin e Parkut Memorial dhe Bibliotekës Presidenciale “Ibrahim Rugova” në Velani të Prishtinës.

Rama tha se procedurat janë drejt fundit dhe punimet do të nisin shumë shpejt.

“Ky nuk është veç projekt, është monument i kujtesës sonë shtetërore dhe i vizionit të Presidentit historik që e udhëhoqi Kosovën drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë,” shkroi Rama.

Ai e cilësoi projektin si “simbol të respektit për Ibrahim Rugovën dhe trashëgiminë që la.”

Të ngjashme

Të fundit