24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Rama marrëdhëniet Kosovë-Serbi: E pashmangshmja është të merren vesh

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kudër të forumit të medias për Europën Juglindore, derisa po diskutohej për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se palët “kanë shmangur të pashmangshmen për një kohë të gjatë”. Ai ka deklaruar se “vendi i të dyja shteteve është në komunitetin euroatlantik”.

“Mendoj që kanë shmangur të pashmangshmen për një kohë të gjatë. E pashmangshmja është që duhet të merren vesh, nuk ka asnjë rrugë tjetër. Pasi vendi i të dyja shteteve është në komunitetin euroatlantik. Ndoshta më shpejt për njërin e pak më vonë për tjetrin, por ky është vendi i tyre. Nuk mund të ndryshojnë gjeografinë, janë në mes të Europës, ndaj vendi i tyre është aty. E pashmangshmja është të merren vesh”, tha Rama, transmeton TV Klan.

Kreu i qeverisë shqiptare ka pohuar më tej se aktualisht ka progres për të ecur përpara në çështjen e Asociacionit.

“Unë kam qenë hapur kritik sepse kam besuar gjithmonë se paqja është shumë herë me e dobishme për gjithkënd, sesa çfarëdolloj përpjekje për ta shtyrë këtë paqe dhe për ta shndërruar politikën e jashtme në një mjet të politikës së brendshme. Situata tanimë siç e shoh unë, është paksa ndryshe, sepse ka një progres domethënës në pranimin në parim për të ecur përpara me çështjen e asociacionit. Shpresoj që do të vazhdojë kështu dhe pastaj hapat e tjerë do të ndërmerren duke qenë se nuk ka asnjë fitimtar këtu. Kostoja nuk është kaq e vogël dhe mund të jetë edhe më dramatike, nëse e pashmangshmja mohohet, mohohet e shtyhet. Kam besuar gjithmonë që kjo është e vetmja rrugëzgjidhje”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit