16.8 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Rama: Ka përfunduar epoka e kokave të krimit

- Advertisement -

Një paralajmërim të fortë bëri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga asambleja e zgjeruar e Partisë Socialiste në Fier sa i takon përballjes me drejtësinë.

Rama theksoi se krimi i organizuar, nga i shtrirë këmbëkryq në vendin tonë, është tkurrur në vatra të caktuara.

E për këto të fundit, paralajmëroi se do të shuhen, pasi sipas tij, arrestimet e fundit të “kokave” të larta të krimit tregon se po vjen fundi i asaj që njihet si “bota e nëndheshme”.

Rama vuri në dukje se për shkak të reformës në drejtësi dhe punës që është bërë nga forcat e rendit, shteti është sot në një fazë revanshi të rëndësishëm ndaj krimit të organizuar.

“Kjo nuk është diçka që bëhet se do ta bësh ti dhe e bën. Kjo është diçka që kërkon shumë kohë, kërkon shumë durim, kërkon shumë sofistikim. Krimi i organizuar, ishte i shtrirë këmbëkryq në të gjithë territorin. Sot është tkurrur në vatra të caktuara”.

Për të, çfarë keni parë në periudhën e fundit me arrestime figurash profilesh të larta të krimit të organizuar është vetëm fillimi i fundit, që do të thotë ka filluar fundi i pozicionit të privilegjuar të krimit të organizuar në zona të caktuara të Shqipërisë.

“Do të jetë shumë e afërt koha, nuk flas për dekada, flas për një kohë të shkurtër, kur të gjitha këto vatra do shuhen dhe të gjithë ata që i përkasin asaj bote dhe që do kenë kurajo të rrinë në Shqipëri se një pjesë ia kanë mbathur, do përfundojnë aty ku kanë filluar të shkojnë ata që janë provat e para të gjalla se si këtu nuk ka asnjë kompromis me krimin e organizuar”.

Për numrin një të Qeverisë nuk ka vend demokratik ku mos të ketë dhe struktura të krimit të organizuar se zhdukja përfundimtare e krimit është diçka që nuk e ka arritur asnjë vend në botë, por ama një epokë e gjatë të fortësh me statuse speciale në botën e krimit të organizuar do mbyllet pa kthim.

“Nëse për krimin e organizuar përdoret shprehja ‘bota e nëndheshme’, ata do kenë bishtat e tyre, do kenë jetët e tyre, por jo më mbi dhe, nën dhe”.

Në fund të fjalës së tij ai theksoi se mbitoka e Shqipërisë do të jetë e qytetarëve shqiptarë, pastaj lufta e shtetit me krimin e organizuar do të bëhet me minjtë e nëntokës dhe jo nëpër mexhlise dhe jo deri edhe nëpër fonde publike.

“Kjo është mbase pak, për mua është shumë, por është një nga gjërat më të sigurta. Koha shumë shpejt do të flasë për këtë që po them”.

Reforma në drejtësi
Kryeministri vuri në dukje se reformën në drejtësi e ka sjellë Partia Socialiste.

“Ka qenë dokument i propozuar nga PS-në 2008-n, në 2009-n nuk arritëm do të marrim fitoren. Dhe pastaj ne kemi shkruar programin për një Rilindje shqiptare, që u bë programi elektoral i 2013-s dhe e kemi në program, dhe kur e kemi diskutuar atëherë kishte plot se si do ta bëjmë reformën në drejtësi kur s’kemi për të marrë 94 vota që të kemi fuqi”.

Ai këmbënguli se “jo amerikanët, por të gjithë forcat e NATO-s bashkë nuk e bënin dot këtë”.

E për këtë Rama listoi disa arsye.

“E para, se nuk është fare puna e tyre. Kjo ndodhi vetëm sepse ekziston PS e Shqipërisë. Askush tjetër. As ata që ishin, që duan të jenë, askush nuk e kanë këtë kapacitet shtetbërës që ka PS”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit