Sipas kryeministrit Edi Rama, ish-krerët e shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi kanë udhëhequr politikën më të mençur për Kosovën, gjatë intervistës me gazetarin e Nacionales, Berat Buzhala.
“Ibrahim Rugova, sa më shumë që kalon koha, aq më shumë duket më i madh dhe i bën të duken me të vogël ata që janë pjesë e kësaj historie.
Ka qenë gjenial në këtë pikë dhe gjatë gjithë kohës e ka ekspozu Serbinë totalisht sepse ka dalë nga piktura, nuk është futë në pikturë por ka dalë në pikturë dhe derisa në fund fare, por edhe Hashim Thaçi, kur njëri ishte president tjetri kryeministër, ishte diplomacia më e mençur e Kosovës.