Rama ia bën disa pyetje Mihalit: Pse emri yt përmendet në hetimet me rastin e rezervave shtetërore?

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një postim në rrjetet sociale ku ka adresuar një sërë pyetjesh ndaj Dejona Mihali.

Në postimin e tij, Rama ngre pyetje lidhur me komunikimet e pretenduara të Mihalit me ish-kryeshefin e Korporata Energjetike e Kosovës për çështje operative dhe vendimmarrëse, duke pyetur se pse një person pa funksion shtetëror do të kishte rol në procese të tilla.

Ai gjithashtu përmend rastin e hetimeve që lidhen me sektorin e energjisë dhe kompaninë GEN, si dhe rastin e rezervave shtetërore, duke pretenduar se emri i Mihalit është përmendur në këto procese.

Në pjesën e fundit të reagimit, Rama kritikon qëndrimet politike të Mihalit, duke e akuzuar për agjendë përçarëse dhe duke ironizuar një deklaratë të saj lidhur me transportin elektrik dhe vizat.

“Mihajli, paske fol për krimin diçka!

Tregoju popullit të Kosovës:

• Si një person pa funksion shtetnor, pse ke komunikime me ish-kryeshefin e KEK-ut, për çështje operative e vendimmarrje?

• Pse je ftu ne prokurori për skandalin me energji të Martin Berishaj/GEN?

• Pse emni yt përmendet në hetimet me rastin e rezervave shtetnore? Keni vjedh në grunë edhe në vaj. Imagjino!

“Aktiviste”, ti e din që ka edhe shumë pyetje tjera per ty? Prandaj, Dejona Mihajli, të “uroj ngushëllime”. Agjenda juaj përçarëse është shpërfaq.

Sa për informatë, trami elektrik nuk ka “viza”. Ata me “viza” janë në Rusi. Në Perëndim janë elektrikë. Mos e ki të ndalume hyrjen në Evropë, çysh e ke pas të ndalume dikur në Kosovë?”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit