Rama flet pas intervistimit: Jemi transparentë, kam kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar pas intervistimit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, duke thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë, sepse ‘’kështu zhvillohet shteti demokratik’’.

Rama, ka thënë se është ‘’totalisht transparentë’’, dhe se ai ka kërkuar bashkëpunim me Prokurorinë për këtë çështje, por edhe për çështje të tjera, përcjell Gazeta Express.

“Po, edhe unë u thashë që unë kam kërkuar faktikisht vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë për këtë çështje, por edhe për çështje të tjera. Jemi totalisht transparentë, për këtë arsye edhe kam ardhur me diskutuar, me biseduar, përkundër faktit që disa, si kryeministri, mos të përmend emra, që nuk shkojnë, do të thonë ne jemi të gatshëm gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë, sepse kështu zhvillohet shteti demokratik. Puna ime është zhvillimi i kryeqytetit, ndërtimi i kryeqytetit, puna e Prokurorisë është me e ditë që çdo gjë po bëhet në bazë të legjislacionit”, tha Rama.

I pyetur për deklarime të disa deputetëve të VV’së, të cilët kishin paralajmëruar paraqitjen e Ramës në prokurori, se a ka pasur rrjedhje të informacionit, kryetari i kryeqytetit është përgjigjur:‘’Ju jeni profesionist edhe vendosni vetë a ka pas apo s’ka pas’’, ka thënë Rama.

Të ngjashme

Të fundit