Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë se si odë nuk merren me politikë, e që sipas tij, ata janë puro biznes.
Tutje, Rafuna përmendi protestën e mbajtur më 29 maj lidhur me mos-shtyrjen e vendimit të ZRrE-së për të dalë në tregun e lirë të energjisë elektrike, e ku shtoi se as në atë organizim nuk patën ndërhyrje as kontakt me dikë nga politika, e as nuk duan të kenë, transmeton Klankosova.tv.
“Me ligj e kemi për obligim me i mbrojt interesat e bizneseve, nuk është politizim i çështjes nëse ti e ngrit zërin për biznesin, nuk është politizim. Ne nuk merremi me politikë, ne jemi puro, pastër biznes. Edhe protestën që e kemi mbajtur e keni po që ka qenë vetëm biznes. Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje, as një kontakt me askënd prej politikës, as nuk duam me pasë”, tha ai.