13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Radoniqi takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, përmendet peticioni në komunat veriore

- Advertisement -

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi është takuar sot me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Përmes një komunikate për media, është njoftuar se aty është diskutuar për finalizimin e harmonizimit të akteve nënligjore, me theks Rregulloret Zgjedhore me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Gjithashtu, Radoniqi e Davenport biseduan edhe lidhur me ndihmën e OSBE-së për KQZ-në në përgatitjen e softuerit, i cili do të shërbejë për një numër të madh të operacioneve zgjedhore.” – thuhet tutje në komunikatë.

Në fund, janë përmendur edhe nënshkrimet e mbledhura në peticionin e organizuar në veri.

KQZ deklaron që do t’i informojë të gjitha palët në lidhje me këtë pas verifikimit.

“Radoniqi njoftoi shefin e misionit të OSBE-së se KQZ është angazhuar intesivisht edhe për verifikimin e nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok dhe se pas veirfikimit, KQZ do të informojë të gjitha palët, përfshirë Ministrinë, kryesuesit e kuvendeve komunale, kryetarët e komunave, grupet nismëtare, por edhe qytetarët dhe mediat.” – thuhet në fund të komunikatës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit