Analisti politik Gazmir Raci, në emisionin Rubikon në Klan Kosova i ka komentuar veprimet e fundit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Raci në lidhje me këtë tha se “ato veprime janë tejet qesharake”.
Ai tha se Vuçiqi e di se Kosovën e ka humbur në 99-tën.
“Unë e kam parë në sistemin e tij periodik, çdo tre muaj ose çdo gjashtë muaj i thërret gazetarët, i mban komplet gazetarët nën kontrollë, tallet me gazetarët e atij televizionit të “pavarur” N1 që është dhe betejën e bën me Kosovën dhe gazetarët e atij televizioni të vetëm opozitar që është”, tha Raci në Klan Kosova.