9.1 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Qytetari vë në dyshime nëse Albin Kurti është vaksinuar kundër COVID-19

- Advertisement -

03/01/2022 18:10

Arianit Sllamniku, organizator i protestave kundër vaksinimit Anti-COVID, i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ka thënë se vaksinimi i detyrueshëm kundër COVID-19 është antikushtetues në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Ndërsa, derisa ka folur për një konferencë të kryeministrit Albin Kurti, ai ka thënë se Kurti është shprehur se e ka marrë vaksinën, por që nuk dinë nëse ai është vaksinuar me të vërtetë.

Ai ka thënë se nuk mund të thotë se kryeministri ka gënjyer, por është shprehur se Kurti ka treguar se edhe me marrjen e vaksinës, qytetarët mund të vdesin nga ky virus.

“Unë nuk jam kundër doktorit i cili e mendon se duhet të vaksinohet dhe të mbrohet nga virusi, por ne kemi fakte tjera shkencore se vetë kryeministri i Republikës së Kosovës në konferencën e datës 28 gusht 2021 ka dal që e ka marrë, a u vaksinu se di. Ai na e ka thënë një të vërtetë, se edhe i vaksinuar je bartës dhe shpërndarës i virusit edhe i vaksinuar mundesh me vdek nga virusi”, ka deklaruar ai.

Tutje Sllamniku ka deklaruar se Qeveria Kurti i ka detyruar qytetarët që të vaksinohen kundër koronavirusit.

“Nuk kemi nevojë me u vaksinu. Vaksinimi i detyrueshëm në Kosovë është antikushtetues. Ligji i votum në Kuvendin e Republikës së Kosovës askund nuk e cek vaksinimin e detyrueshëm ose testin PCR, askund”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se është vaksinuar me të tre dozat e vaksinës, derisa u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit