Qytetari, ministres Pacolli: S’ta jap dorën, se nuk e fëlliqi dorën

- Advertisement -

Një protestë e banorëve të Rugovës para objektit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka eskaluar në tensione verbale dhe kritika të ashpra ndaj ministres në detyrë, Fitore Pacolli.

Banorët kishin dalë për të shprehur pakënaqësinë e tyre të madhe dhe për të kundërshtuar vendimin e fundit të ministrisë për pezullimin e futjes së mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në trevën e Rugovës, vendim ky që sipas tyre po ua bllokon jetesën dhe zhvillimin e zonës.

Në një përpjekje për të qetësuar situatën, ministrja në detyrë, Fitore Pacolli, ka dalë nga objekti i ministrisë për të diskutuar drejtpërdrejt me protestuesit.

Mirëpo, kjo lëvizje ka nxitur reagim të ashpër dhe irritim tek qytetarët e mbledhur, shumica e të cilëve kanë refuzuar të hyjnë në dialog me të.

Situata u tensionua kur njëri nga qytetarët rugovas refuzoi t’ia zgjaste dorën ministres, duke iu drejtuar me fjalë të rënda: S’ta jap dorën, se nuk e flliqi dorën. Mos gabo me ardhë në Rugovë”, ka thënë ai i revoltuar

Të ngjashme

Të fundit