Protestuesit fillimisht u përballën me një prani të shtuar policore, ndërsa gjatë zhvillimeve u përdorën edhe gaz lotsjellës dhe topa uji për shpërndarjen e tyre.
Në disa raste pati përleshje dhe sulme të policisë ndaj protestuesve, ndërsa janë raportuar edhe persona të lënduar.
Gjithashtu, gjatë kësaj proteste ka pasur edhe të arrestuar, ku në prangat e policisë ka përfunduar djali i vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Bëhet e ditur se numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka shkuar në 14.
Në mesin e të lënduarve janë raportuar edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
E pas një dite të gjatë, protestuesit mbrëmë u kthyen në sheshin “Skënderbeu”, aty ku edhe për 20 ditë më radhë është protestuar me moton: “Jo në emrin tim”.
Pas tensioneve, protestuesit janë shpërndarë, por kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen.
Protesta do të vazhdojë sot nga ora 09:00, në sheshin “Skënderbeu”.






