Qytetarë të komunitetit serb në Graçanicë dhe në veri të Kosovës thonë se kanë mbetur pa u regjistruar për shkak se regjistruesit nuk janë paraqitur në shtëpitë e tyre.
Disa nga ta thanë se vullneti i tyre ishte të regjistroheshin, e të tjerë thanë se frikësohen se do të mund të gjobiten, shkruan Rel.
Në ASK pranojnë se kanë pasur telashe me regjistruesit e komunitetit serb, të cilët, sipas këtij institucioni, janë përballur edhe me presion politik.