Qytetarë të shumtë kanë dalur përballë Stacionit Policor në Skenderaj, në shenjë përkrahjeje për kryetarin e Komunës, Sami Lushtaku, i cili po intervistohet brenda në stacion.
Lushtaku i është përgjigjur ftesës së prokurorisë për intervistim, pasi dyshohet të ketë sulmuar fizikisht me grushte dhe gotë qelqi kryetarin e degës së LVV-së në Skenderaj, njëherazi edhe zëvendësministrin e financave, Hysni Mehani.
IndeksOnline raporton se qytetarët po presin rezultatin e paraqitjes së Lushtakut në stacion, teksa të njëjtit dolën edhe mbrëmë në rrugë, për të kundërshtuar praninë e njësisë speciale në këtë komunë






