10 C
New York
Tuesday, March 18, 2025

Buy now

Qytetarë të shumtë i bëjnë homazhe Haxhi Thaçit në Skenderaj

- Advertisement -

 

Familja Thaçi nga Buroja ka hapur dyert për homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndërroi jetë më 16 mars, raporton Ekonomia Online.

Në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku po mbahen homazhet, që nga orët e para të mëngjesit kanë ardhur shumë qytetarë për të nderuar të ndjerin dhe për të shprehur ngushëllime familjes.

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, tha se moslejimi i pjesëmarrjes së Hashim Thaçit në varrim nga Gjykata Speciale e bën edhe më të pabesueshme këtë gjykatë.

“Fillimisht dua ta ngushëlloj familjen Thaçi dhe presidentin, po besoj se po kalon në momentet më të vështira të jetës së tij, sepse nuk pati mundësi që t’ia japë lamtumirën e fundit babait të tij. Kontributi i familjes Thaçi ka qenë i jashtëzakonshëm”, u shpreh Lushtaku, teksa foli edhe për pamundësinë e pjesëmarrjes së Thaçit në ceremoninë e varrimit, për shkak të mosdhënies së lejës nga Gjykata Speciale.

“Kjo e bën edhe më të pabesueshme këtë gjykatë, sepse secila gjykatë edhe ajo në Hagë kur i ka ndodhur vrasja e vëllait të Ramush Haradinajt e ka liruar dhe secilit që i ka ndodhur një rast të tillë e ka lejuar”, tha Lushtaku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit