Çitaku: Revoltën në Kosovë po e udhëheqin të rinjtë, “fëmijët e lirisë”

- Advertisement -

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shkruar lidhur me protestat në Kosovë në mbështetje të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj që janë dënuar 81 vjet në tërësi nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ajo i ka cilësuar të rinjtë që janë prezent në protesta, si “fëmijët e lirisë”, duke thënë se ata janë rritur me dinjitetin që ua ka dhënë liria dhe shteti dhe se sot nuk pranojnë që historia e Kosovës të nëpërkëmbet.

Çitaku ne rrjetin social Facebook, ka shkruar se të rinjtë nuk po dalin në protesta për parti politike, por për UÇK-në dhe lirinë.

 

Postimi i plotë:

Dhimbja përballë marrëzisë dhe padrejtësisë në Gjykatën Speciale ka shkaktuar revoltë në Kosovë.

E më e bukura është se kësaj revolte po i prijnë të rinjtë.

Fëmijët e lirisë.

Fëmijë të rritur me dinjitetin që ta jep liria dhe shteti. Me ëndrra të mëdha e të bukura. Fëmijë që sot janë bërë të rritur dhe që nuk pranojnë që historia e këtij vendi të nëpërkëmbet.

Fëmijë pa ngarkesa ideologjike e partiake. Nuk dalin për parti. Dalin për UÇK-në. Dalin për liri.

Fëmijët e lirisë, të pakontaminuar nga rrëfimet e fabrikuara për UÇK-në.

Ata veprën e UÇK-së nuk e njohin vetëm nga librat apo nga tregimet tona. Ata e jetojnë çdo ditë. E jetojnë në lirinë e tyre, në mundësitë e tyre, në të drejtën për të ëndërruar, për të folur, për të protestuar e për ta ndërtuar jetën e tyre në një shtet të lirë.

Ata nuk e mbajnë mend Kosovën pa liri. Sepse kanë lindur në të.

Dhe pikërisht për këtë, sot po e mbrojnë atë me zërin e tyre.

Faleminderit nga zemra.

Mbrapa na keni

Të ngjashme

Të fundit