10.7 C
New York
Sunday, November 10, 2024

Buy now

Quni: Ministria ka dështuar ta planifikojë përfundimin e kontratës për furnizimin e FSK-së me ushqim

- Advertisement -

Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni tha se Qeveria “nuk ka arritur ta planifikojë përfundimin e kontratës së furnizimit me ushqim në mënyrë të duhur”, ndërsa foli në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për situatën në FSK.

Ai tha se me kontraktorin e mëparshëm, Ministria e Mbrojtjes “kishte lidhur një kontratë të ngjashme urgjente mbi 3 herë, për periudha deri në gjashtë muaj, me një vlerë mbi 7 milionë euro, duke u bazuar në procedura të shpallura ekstreme emergjente”.

“Por Kosova nuk ka shpallur gjendje emergjente kombëtare. Ushqimi nuk është një emergjencë e papritur. Është diçka që mund të planifikohet me kalendar dhe me transparencë”, tha Quni.

Ai tha se kjo situatë ka krijuar “paqartësi dhe pasiguri” dhe ka reflektuar “negativisht mbi kredibilitetin e institucionit më të besueshëm në Kosovë”.

“Nëse shtetet e fuqishme ushtarake si SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, po ashtu edhe vendet tona fqinje mund të ndjekin procese të hapura, atëherë cilat mund të jenë motivet që Kosova të veprojë ndryshe?”, pyeti Quni.

Ai i kërkoi Qeverisë që ta evitojë këtë qasje, duke thënë se kjo “jo vetëm që rrezikon shëndetin e ushtarëve tanë, por përfshin pasoja strategjike lidhur me aftësinë tonë për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare dhe për të mbrojtur sigurinë kombëtare”.

Quni kërkoi të merren hapat e nevojshëm “duke përdorur ekspertizën e NATO-s”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit