16.5 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Quni kritikon Qeverinë: Ngritja e dilemave me ShBA-në është shërbim pa pagesë për Serbinë

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë Kurti për marrëdhëniet e saj me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Në një deklaratë në “FIVE” të Dukagjinit, Quni argumenton se përkeqësimi i këtyre raporteve ka krijuar një klimë që i shërben interesave të Serbisë pa kosto shtesë.

Sipas tij, Beogradi ka synuar prej kohësh prishjen e marrëdhënieve mes autoriteteve të Kosovës dhe aleatëve të saj kryesorë.

“Përderisa paralajmërohen bashkëpunimi i partnerë tanë më institucionet sigurisë. Gjitha këto janë disavantazhe për ne. Nëse diçka do të synonte Beogradi dhe do të investonte me fonde bukur të majme, që është më arrit është prishja e marrëdhënieve mes autoritete të Kosovës dhe partnerëve tanë. Në veçanti me SHBA-të. Ata kanë fonde, kanë personal, kanë institucione që punojnë fuqishëm për me arrit këtë atmosferë që të ngritën dilema në me të autoritete të SHBA-së dhe Kosovës.

Dhe nëse ne e realizojmë këtë klimë për disa veprime dhe politike tonë të cilat ne synojmë me i zbatu është më ia krye një shërbim pa pare”, ka thënë Quni.

Quni ka theksuar se kritikat, sanksionet dhe vërejtjet e vazhdueshme ndaj veprimeve të Qeverisë së Kosovës janë një tregues i qartë se qeverisja aktuale nuk është në rrugën e duhur.

Ai ka shprehur shqetësimin se simpatia dhe mbështetja ndërkombëtare për Kosovën, e ndërtuar për dekada, po humbet.

“Vetë fakti që thuajse së çdo ditë për një veprim, për ndonjë akt, për një proces ne marrim kritika, sanksione, vërejtje. Janë tregues që Qeveria nuk është në rrugën e duhur. Diçka që është investuar me vite dhe dekada, që nga viti 89 e këndej për të sensibilizuar çështjen tonë, më gju lirin, shtetin tonë, me qenë të pavarur. Tani kjo e drejtë e jona, fillon me humb athë simpatinë që e kanë treguar aleatët për ne. Dhe fillojnë nga disa autoritet të Kosovës me shfaq jo falënderim, dhe jo besim për këtë rrugëtim të përbashkët. Këto janë tregues që raportet me partnerët tanë nuk janë të mira”, ka shtuar ai.

Ai ka theksuar se situata e dobët e krijuar nga këto raporte ka inkurajuar Serbinë të ndërmarrë veprime destabilizuese, duke përfshirë sulmin e terroristë në Banjskë të Zveçanit, i cili, sipas tij, është kryer në një moment të vlerësuar si i përshtatshëm nga Serbia për të përfituar.

“Përderisa nuk janë të mira, ne në inkurajojmë fqinjin tonë në veri që ata të ndërmarrin disa veprime, për të cilat janë momenti i duhur për ta destabilizuar situatën. Prandaj edhe ka ndodhur situata në Banjskë. Që më herët nuk ka ndodhur, ata mundësi teknike, të personelit i kanë pasur. E kanë vlerësuar një moment kur mundën me bë një veprimet ë tillë, fati i mirë nuk i kanë arritë pozicionet që kanë synuar”, ka thënë ndër të tjera Quni.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit