12 C
New York
Monday, November 4, 2024

Buy now

Qeveria vazhdon bllokimin e Unazës së Kryeqytetit, drejtori Xhaferi: Prishtina nuk duhet të vuajë nga inatet politike

- Advertisement -

Komuna e Prishtinës ende nuk ka marrë aprovimin e Qeverisë për projektin e Unazës së Jashtme të Kryeqytetit. Kostoja e këtij projekti është rreth 350 milionë euro.

Lidhur me mosdhënien e garancisë nga Ministria e Financave ka folur drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi.

Xhaferi në një bisedë për gazetën online Reporteri.net, duke aluduar në ministrin e Financave, Hekuran Murati  tha se gjeneratat e reja të politikanëve nuk do të duhej që të bllokonin zhvillimin e projekteve të kundërshtarëve politik.

Ai tha se Prishtina nuk duhet të vuajë nga problemet apo inatet politike.

Sipas Xhaferit, Unaza e Jashtme e Kryeqytetit është një prej projekteve më të rëndësishme jo vetëm të Prishtinës por e gjithë Kosovës.

“Unaza e kryeqytetit është një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për Prishtinën por edhe për Kosovën. Unaza përfshinë diku mbi 19 kilometra rrugë e cila lidhet nga Veterniku në drejtim të Zllatarit , kalon në pjesën e Sofalisë, Kolovicës, Kodrës së Trimave, Bërnicës dhe vazhdon për Shkabaj e lidhet në autostradë. Po ashtu në anën tjetër do të ketë një kyçje të veçantë në pjesën e Kalabrisë. Kredia është aprovuar për këtë Unazë nga Berzh por nuk është garancioni i Qeverisë në lidhje me këtë projekt. Normalisht që ne kemi insistuar në dhjetëra takime, kemi shumë e-maile të bërë në këtë drejtim por edhe në takim me kryeministrin Kurti por kjo nuk ka hasur në përkrahje të Qeverisë.”, ka thënë Xhaferi për Reporteri.net.

Ai ka thënë se është absurde vonesa për zhvillimin e këtij projekti, sepse çdo ditë që kalon e rrit koston e projektit.

“Ne si LDK në plan program e kemi që në ditët e para që do të hyjmë në Qeveri e kemi nënshkrimin e Unazës së kryeqytetit dhe realizimin e këtij projekti të madh për Prishtinën. Absurditeti është që çdo ditë vonese për mosrealizimin e këtij projekti kap një kosto edhe më të madhe dhe vlerë më të madhe, si rritjen e vlerës së tokës e cila çdo vit ka vlerën më të madhe për shkak se ndërtimi ka filluar të zgjerohet në pjesën e Unazën dhe vlera e tokës është shumë më e madhe tani se sa para dy ose tri viteve e që në këtë formë normalisht pas disa viteve do të kemi edhe një vlerë më të madhe të tokës por në të njëjtën kohë edhe një kosto më të madhe për ndërtimin e Unazës.”, është shprehur ai.

Ai tha se nëse qeveria e sheh si alternativë bllokimin e projekteve të kundërshtarëve politik atëherë çfarë kuptimi ka gara për kryeqytet në të ardhmen, prej atyre që bllokojnë projektet e mëdha.

Mospajtimet mes Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë të Financave, lidhur me projektin e Unazës së Jashtme të Kryeqytetit, ka kohë që po vazhdojnë.

Siç dihet nga prononcimet publike, kryeqytetit duhet t’i jepet një garanci për kredi nga Ministria e Financave dhe pikërisht kjo s’po ndodhë “për shkak të kostos dhe prioriteteve tjera” të qeverisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit