Në rend dite i cili është publikuar në faqen e Qeverisë është edhe shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Mbrojtjes.
Në rend dite është edhe formimi i Këshillit Organizativ për shënimin e 12 qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe shënimin e 10 qershorit, përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Qeveria do të ndajë mjete buxhetore për zbatimin e masës 4.4- Mbështetje e Sigurisë së Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e Emergjencës së Shëndetit Publik.