Qeveria reagon ndaj deklaratës së Rashiqit për tokat e Manastirit të Deçanit

- Advertisement -

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sipas të cilit, Kurti i kishte thënë se zbatimin e vendimit për tokat e Manastirit të Deçanit e kishte bërë për “hatër të tij”.

Manxhuka thënë se vendimi për zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë rast u bë pas bisedimeve me raportuesin në Këshillin e Evropës.

Ai ka thënë se Rashiq ka bërë një ngatërrim dhe se Kurti për “hatër të tij” ka bërë vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.

“Që nga dita e parë në Kurti 2 në mars 2021, nga ambasadorët e Quint-it por edhe nga ministri Rashiq është kërkuar zbatimi i aktgjykimit të GjK, por kjo ka ndodhur vetëm në kuadër të bisedimeve me raportuesen e Këshillit të Evropës, Bakoyannis, tre vjet më vonë, në mars 2024.Ajo çka ka ngatërruar ministri Nenad Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023, siç mund ta shihni në fotografinë më poshtë”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Manxhuka thënë se vendimi për zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë rast u bë pas bisedimeve me raportuesin në Këshillin e Evropës.

“Zbatimin e aktgjykimit, tashmë të marrë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2016, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka bërë vetëm në dritën e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe për asgjë tjetër. Siç dihet, pas vendimit, në mars të vitit 2024, raportuesja Dora Bakoyannis shpërndau raportin e saj, ku konfirmoi që Kosova, pas zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e Manastirit të Deçanit, ka plotësuar të gjitha parakushtet për anëtarësim dhe duhet të ftohet të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, pa parakushte shtesë”, ka shkruar Manxhuka.

Të ngjashme

Të fundit