Qeveria në detyrë ka mbajtur një mbledhje elektronike ku janë marrë disa vendime.
Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit, janë marrë këto vendime:
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka:
– Miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar, në këtë përbërje:
1. Rrezarta Korbaj, kryesuese;
2. Kimete Zekaj, anëtare;
3. Vlora Prenaj, anëtare;
4. Samir Lleshi, anëtar;
5. Fadil Sallteku, anëtar;
6. Kosovare Demi – Rama, anëtare;
7. Altin Sahiti, anëtar.
– Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 122,000.00 euro (njëqind e njëzet e dy mijë euro), për financimin e projekteve kapitale “Renovimi i objektit të Qendrës së Panairit në Bërnicë” dhe “Regjistri për Pronarët Përfitues”.
– Miratuar vendimin për autorizimin e pagesës në shumën prej 154,000 euro (njëqind e pesëdhjetë e katër mijë euro), për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.






