28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Qeveria miraton kërkesën e KQZ-së për ndarjen e 252 mijë eurove për largimin e katër kryetarëve në veri

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka mbajtur në mënyrë elektronike mbledhjen e 195-të.

Në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 252,004 € për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit në këtë mbledhje është miratuar edhe një vendim.

Qeveria ka miratuar nismën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për amendamentimin e Marrëveshjes për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore, e ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me Ligjin Nr. 03/L-152 për “Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore”, dhe shpallur me dekretin Nr. DL-013-2009, datë 30.05.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit