Ballina

Qeveria: Kosovës është e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke

By GAZETA SCANNER 1

November 06, 2023

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pati një darkë pune me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në njoftimin e qeverisë thuhet në këtë takim u diskutua në lidhje me të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke”, thuhet në njoftim.