8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Qeveria injoron komunat, reagon Asociacioni

- Advertisement -

Qeveria e Republikës së Kosovës përsëri ka injoruar komunat e Kosovës sa i përket konsultave rreth situatës me pandeminë Covid-19.

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka njoftuar se sërish nuk është  ftuar si anëtar në Komitetin anti-Covid.

Përmes një komunikate për medie, AKK-ja ka ftuar Qeverinë e Kosovës të bashkëpunojë ngushtë dhe sinqertë me gjitha komunat.

“Kjo tregon se AKK u përjashtua edhe një herë nga ky komitet, i cili nga komunat cilësohet si mekanizëm shumë i rëndësishëm në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID 19.  Komunat e Republikës së Kosovës edhe një herë ftojnë Qeverinë e Kosovës të bashkëpunojë ngushtë dhe sinqertë sepse numri i rasteve me COVID 19 është në rritje dhe një injorim i tillë i komunave është i pajustifikueshëm. Komunat janë të qytetarëve të saj dhe e kanë KRYETARIN që është zgjedhur me votë të drejpërdrejtë, prandaj në asnjë mënyrë nuk bën të injorohen si të tilla”, është thënë në komunikatën e AKK-së.

Sipas AAK-së, qeveria duhet të jetë konstruktive me komunat në luftën kundër pandemisë.

“Jeta zhvillohet në komuna. Kryetarët e Komunave që nga fillimi i pandemisë kanë qenë në ballë të luftës për parandalimin e përhapjes së COVID 19 andaj kërkojmë që të bashkëpunoni ngushtë me të gjitha komunat dhe me AKK si përfaqësues i komunave, në mënyrë që situata me COVID të përballohet më lehtë. Si gjithnjë, edhe këtë herë komunat kërkojnë qasje konstruktive nga Qeveria e Republikës së Kosovës kundruall nivelit lokal. AKK është rikthyer në këtë komitet me vendim të ish ministrit Arben Vitia”, është thënë në komunikatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit