23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Qeveria i reagon Escobarit për Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE

- Advertisement -

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, thotë se Asociacioni po të shndërrohej në kusht do të ishte veto e qartë për Serbinë në procesin drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Ahmeti, deklaratën e të dërguarit të Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se për t’u anëtarësuar Kosova në KiE duhet ta themelojë Asociacionin si dhe të bëjë shpronësimin e tokave në veri, e quajti paradoksale.

“Asociacioni po të shndërrohej në kusht do të ishte një veto e qartë për Serbinë në procesin tonë drejtë anëtarësimit… Do të ishte paradoksale, sepse nuk ka organizatë që është mekanizëm më mbrojtës dhe promovues i të drejtave të minoriteteve, veçanërisht të minoriteteve etnike sesa Këshilli i Evropës. Për mua nuk bën sens, për shkak të dy arsyeve. E para, është një çështje që i përket një procesi tjetër, ku procesi nuk varet vetëm nga Kosova, por varet edhe nga Bashkimi Evropian dhe Serbia. E dyta, është e pakuptueshme se si do të mund t’i pamundësohej qytetarit serb të Kosovës, fitimi i të drejtave që i merr secili qytetar i Kosovës me anëtarësimin në Këshillin e Evropës për një mekanizëm të tillë, për të cilin varet edhe gatishmëria e BE-së dhe e Serbisë”, deklaroi ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ahmeti deklaroi se Serbia është larguar nga marrëveshja për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se BE ende nuk e ka adresuar letrën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila nxjerrë Serbinë nga marrëveshja.

“Ne kemi një letër të dërguar nga kryeministrja e Serbisë që thotë se Serbia largohet nga marrëveshja, çështja e vetëmenaxhimit të komunave serbe është pjesë e marrëveshjes nga 11 pika. Pra, ata janë larguar nga e tërë marrëveshja. Pra, duhet ta kemi të qartë sa a kemi marrëveshje. Bashkimi Evropian ende nuk e ka adresuar letrën e kryeministres së Serbisë, e cila e nxjerrë Serbinë nga marrëveshja. Ky duhej të ishte hapi i parë”, shtoi ai.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se për t’u anëtarësuar Kosova në Këshillin e Evropës duhet t’i plotësojë edhe dy kushte pas zbatimit të vendimit për tokat e Manastrit të Deçanit. Ai ka thënë se dy kushtet tjera janë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe dhe veprimet me shpronësime në veri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit