10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Qeveria i kërkon autorizim presidentes Osmani për marrëveshjen me Suedinë për çështjet penale

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka miratuar tri propozim-vendime që kërkohet autorizimi nga Presidentja së Kosovës për Ministrinë e Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes që kanë të bëjnë me çështjet penale ndërmjet Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Suedisë, raporton Ekonomia Online.

Këto propozim-vendime janë, Propozim-vendimit për ti kërkuar Presidentes së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë.

Propozim-vendimi i dytë për t’i kërkuar presidentes Osmani dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ekstradim me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë si dhe Propozim-vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Transferimin e Personave të Dënuar me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë (MD).

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka thënë se këto marrëveshje janë bërë me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në çështjet penale mes Kosovës dhe Qeverisë e Mbretërisë së Suedisë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit