Qeveria ka marrë vendim për shpërbërjen e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës” (NKEC).
Kryeministri Albin Kurti tha në mbledhjen e Qeverisë se kanë pushuar shkaqet për ekzistimin e ndërmarrjes e cila u themelua në vitin 2018 për projektin e ndërtimit të një termocentrali të ri.
“Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës si ndërmarrje publike është themeluar në vitin 2018 për të mbështetur një projekt për të mbështetur një projekt për ndërtimin e një termocentrali të ri. Meqë projekti nuk është realizuar dhe kanë pushuar shkaqet për ekzistimin e ndërmarrjes, Qeverisë i është rekomanduar ta shpërbëjë ndërmarrjen”, tha Kurti.