28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Deputeti i VV’së i thur lavde Kryeshefit të “KRU Gjakova”, që para disa javësh ishte arrestuar në Bullgari

- Advertisement -

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha dhe Visar Korenica, kanë vizituar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, ku janë pritur nga Drejtori Hasan Krasniqi.

Për këtë vizitë ka njoftuar Batusha, i cili në postimin e tij ka thurur lavde për Krasniqin, i cili në muajin shkurt ishte arrestuar në Bullgari

Me deputetin Visar Korenica vizituam K.R.U. “Gjakova” ku u pritëm nga drejtori z. Hasan Krasniqi me të cilin diskutuam për projektet e kompanisë, sfidat dhe sukseset. Gjithmonë kënaqësi të takosh njerëz të përkushtuar në punë, të aftë profesionalisht dhe të angazhuar për të mirën e përgjithshme”, ka shkruar Batusha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit