23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Qerkini: Specialja i përgjoi edhe dëshmitarët e privilegjuar, bashkëshortet dhe vëllezërit e të akuzuarve

- Advertisement -
Avokati Artan Qerkini ka ngritur shqetësim sesi Prokuroria e Gjykatë Speciale, ka lejuar që të bëhet përgjimi i vizitorëve, dëshmitarë të privilegjuar.

Sipas tij në këtë rast, hyjnë familjarët, si bashkëshortja, vëllezërit, sepse si të privilegjuar ai sqaron se të njëjtit, ata lirohen nga përgjegjësia.

”Komunikimi avokat, klient, është i privilegjuar, bisedat tjera mund të përgjohen. Është një çështje delikate”.

”Nëse kemi dëshmitarë të privilegjuar. Psh. Bashkëshortja është dëshmitare e privilegjuar. Si ka mundësi që dikush të jetë dëshmitar i priviligjuar, e ti ta përgjosh dëshmitarin e privilegjuar”.

”Nëse bashkëshorti/ja, vëllau është dëshmitar i priviligjuar, lirohet nga përgjegjësia. Si ka mundësi ta përgjosh bisedën mes një personi që është i akuzuar dhe një dëshmitari të privilegjuar dhe atë me e përdorë pastaj si mjet për me e vazhdu paraburgimin, për me ia vazhdu pozitën procedural të pandehurit në procedurë”.

”Ata janë dëshmitarë të privilegjuar, nuk obligohet vëllau me dëshmu për vëllaun, bashkëshortja për bashkëshortin. Nëse ai është dëshmitar i privilegjuar si ka mundësi me u përgju”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit