Pas një shkëputjeje shumë të gjatë nga ekrani, Xhemi Shehun e pamë së fundmi si moderatore në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH. E ftuar në “Top Albania Radio” ajo tregoi sesi ishte kjo eksperiencë për të?
“Si eksperiencë nuk kishte lidhje me asgjë që kam bërë gjatë gjithë jetës. Ishin tre ditë shumë intensive me ulje dhe ngritjet e veta. Ka pasur momente tensoni të cilat nuk dua t’i kujtoj. Dua të kujtoj vetëm momentet e bukura. Do ta mbaj mend gjithmonë, por nuk do e përseris më si eksperiencë.”
Gjithashtu ajo bëri një urim për gjithë shqiptarët.
“Vetes dhe dëgjuesve i uroj vetëm shëndet sepse dy vitet e fundit na kanë bërë të kuptojmë se asgjë nuk ka rëndësi perveç shëndetit.”
Megjithatë dëshira e saj, na surprizoi të gjithëve.
“Kurse për veten uroj të kthehem në Top Channel”, tha ajo.
Dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur se kaq, pasi Festivali na tregoi sërish se moderatorja i mungon ekranit.