Emisioni “Wake up” ka vendosur ta mbyllë vitin me një të ftuar të veçantë si Sara Hoxha. Ajo foli si rrallëherë për punën në “Big Brother”, marrëdhënien me Ledionin dhe përkushtimin ndaj djemve.Gjatë intervistës, ajo ka zbuluar një sekret lidhur me rikthimin e Liços në televizion duke thënë se do të ndodhë brenda vitit 2022.
“Unë mendoj që televizionit i mungon Ledioni, aq sa Ledionit i mungon televizioni. Pavarësisht se ai e ka shijuar kohën si prind dhe kohën që është marrë me “Top Albania Radio”, mendoj që është koha për rikthimin e tij në televizion dhe besoj se këtë vit do ta shikoni në televizion në “Top Channel”.- është shprehur ajo.
Sa i përket punës, Sara tha se ai është më profesionist se ajo, ndaj dhe i merr shpesh mendime. Sigurisht, rrëfeu se edhe ata disa herë ndeshen me mendimet e tyre të ndryshme nga njeri-tjetri.
“Varet, ka momente që e di që dua të bëj gjënë time dhe mbase ai do të kishte mendim tjetër për ta bërë, ndaj nuk ia them fare dhe e shmang si gjë. Shumicën e rasteve normalisht se ai është më profesionist se unë dhe i marr mendim për shumë gjëra. Ndeshemi herë pas here, mendojmë njësoj herë të tjera, varet nga tematika”, tregoi Sara.
Ndër të tjera, ajo tha se puna në “Big Brother VIP” e bën të ndihet fajtore lidhur me fëmijët e saj, me të cilët nuk kalon shumë kohë, por tha se ato momente që zgjedh t’i kalojë me ta është vërtet cilësore.