28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“Qëndrimi ndaj Ballkanit të Hapur, arsyeja që mbështeta VMRO”, Meta: Pse e dënova ndërhyrjen e Ramës në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

- Advertisement -

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar se arsyeja kryesore pse ai ka mbështetur VMRO në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut ka qenë fakti i qëndrimit që kjo parti ka mbajtur ndaj Ballkanit të Hapur dhe mbështetjes që i ka dhënë procesit të Berlinit.

Në një intervistë për Tv Shenja, Meta sqaroi edhe raportet e tij me ish-kryeministrin në arrati, Nikolla Gruevski.

“Përsa i takon zotit Gruevski, nuk kam pasur ndonjë raport të veçantë me të. Raportet e mia kanë qenë të shkëlqyera. Kur kam qenë Kryeministër, me zotin Ljubco Georgevski kemi pasur marrëdhënie shumë të mira. Derisa ndodhi pastaj situata e krizës në Maqedoni, dhe ai humbi atë ekuilibrin mendoj unë, sepse dhe kriza ishte shumë e rëndë. Por, mua më ka bërë shumë përshtypje, në të gjitha takimet që kam pasur me Nikolla Gruevskin, si me asnjë politikan tjetër. 60 minuta bisedë me të, 55 minuta ishin për ekonominë, ishin për investimet e huaja, dhe për tërheqjen e turistëve. Dhe, mendoj se ka qenë një periudhë e ndritur për Maqedoninë, përsa  i takon klimës së biznesit, dhe përsa I takon tërheqjes së investimeve të huaja”, tha Meta.

Meta ka sqaruar edhe arsyen pse ka denuar sipas tij nderhyrjen e Rames dhe Veliajt ne zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk kam dashur kurrë të ndërhyj në favor të njërës apo tjetrës forcë politike, siç ka bërë Edi Rama. Di që Edi Rama dhe Erion Veliaj u përpoqën të ndërhynin, nuk e di se sa sukses patën. Por, mendoj se duhen respektuar vetë qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Ilir Meta.

PJESE NGA INTERVISTA:

Pyetje: Ekzsiton një dilemë tek ne, se përse, duke pasur partitë shqiptare, ju e përkrahni atë partinë maqedonase?

Përgjigje: Së pari, unë nuk kam ndërhyrë aspak për sa I takon garës midis partive shqiptare. Këtë gjë nuk e kam bërë asnjëherë, dhe as nuk kisha ndërmend të shprehja, ndonjë simpati në atë preferencën time, në garën midis partive politike maqedonase, apo partive të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Por, natyrisht nuk mund të rrimë indeferentë, kur nuk kemi të bëjmë thjesht me një çështje të brendshme të politikës suaj, por kemi të bëjmë dhe me një zgjedhje, përsa i takon politikës rajonale.

Dhe, ajo që kam vlerësuar tek VMRO., që në një qëndrim më të qartë, përsa i takon Ballkanit të Hapur, dhe një mbështetje shumë e qartë, për Procesin e Berlinit.

Ndërkohë, që dihet nga ana tjetër, që ka pasur një qëndrim shumë miqësues në favor të Ballkanit të Hapur, me përjashtim të zotit Pendarovksi, Presidentin Pendarovski, i cili mendoj, ka mbajtur qëndrim shumë të drejtë, shumë parimor.
Dhe, unë kam vlerësimet më të mira për të, dhe për të gjithë historinë e tij mjaft positive, për shumë çështje delicate.

Pyetje: Ka qenë vetëm Ballkani i Hapur, një nga arsyet që ju keni përkrahur, VRMO-DMNE., apo dhe keni ndonjë afërsi mes partisë suaj?

Përgjigje: Kjo është arsyeja kryesore, se nuk kam pasur asnjë arsye të karakterit personal. Sepse duhet të jem shumë i sinqertë me ju, në raportet e mia dhe me zotin Cervenkovski kur ka qenë lider, kanë qenë të shkëlqyera.

Me zonjën Shekerinska kanë qenë të shkëlqyera. Me Vlado Buçskovksin mos gaboj, dhe ai SDM kanë qenë të shkëlqyera. Me të gjithë politikanët, e sidomos përfshirë Zaev, kam pasur marrëdhënie shumë të mira, dhe jam shumë falenderues për respektin që ai ka treguar ndaj meje. Apo dhe me zotin Kovaçeskvi kur e kam takur ditën e parë si kryeministër, kam një përshtypje shumë të mirë, por Ballkani I Hapur në dëm të gjithë rajonit mendoj unë, e në mënyrë të veçantë në dëm të shqiptarëve.
E sidomos, synonte asgjësimin e Kosovës.

Pyetje: Zoti Meta, megjithatë koha e Nikolla Gruevskit, konsiderohet si nga më të errëtat në Maqedoninë e Veriut. Ju dhe atë herë keni pasur një lloj afërsie me të. Udhëheqësia aktuale e VMRO-DMNE, a dallon nga ajo e kaluara?

Përgjigje: Nuk është detyra ime të flas, për çështje që I takojnë të kaluarës, ato I gjykojnë qytetarët e Maqedonisë, dhe mendoj se ata kanë dhënë verdiktin e tyre, në një mënyrë plebishitare.

Përsa i takon zotit Gruevski, nuk kam pasur ndonjë raport të veçantë me të. Raportet e mia kanë qenë të shkëlqyera. Kur kam qenë Kryeministër, me zotin Ljubco Georgevski kemi pasur marrëdhënie shumë të mira. Derisa ndodhi pastaj situata e krizës në Maqedoni, dhe ai humbi atë ekuilibrin mendoj unë, sepse dhe kriza ishte shumë e rëndë.

Por, përsa I takon zotit Gruevski, periudha e tij ka qenë një nga periudhat më të errëta. Në një aspekt po. Unë mendoj se këtu problem kryesor ka qenë nepotizmi, dhe besimi me sa duket i tepruar, I një kushëriri, që nuk ka nevojë që t’ia përmend emrin.
Por, mua më ka bërë shumë përshtypje, në të gjitha takimet që kam pasur me Nikolla Gruevskin, si me asnjë politikan tjetër.

60 minuta bisedë me të, 55 minuta ishin për ekonominë, ishin për investimet e huaja, dhe për tërheqjne e turistëve. Dhe, mendoj se ka qenë një periudhë e ndritur për Maqedoninë, përsa i takon klimës së biznesit, dhe përsa I takon tërheqjes së investimeve të huaja.

Sepse, nga vendin 94 që ishte në botë, arriti të jetë vendi i 10 në botë, dhe vendi i 5-të në Europë, pas vendeve të Europës Veriore. Dhe unë kam qenë që në vitin 2013, momentin që kemi bërë koalicionin me zotin Rama, kam vizituar vetë Shkupi 1 dhe Shkupi 2, dhe jam mahnitur, bëhet fjalë për para 11 vitesh.

Kam insistuar fort që, këto gjëra ne mund t’i bëjmë shumë lehtë në Durrës, mund ti bëjmë shumë lehtë në Fier që është buzë detit, apo në Vlorë, apo në Lezhë, kudo.

Sepse, kur Maqedonia e Veriut përdor faktin që është 200 e ca km. larg Durrësit, për të tërhequr investitorët e huaj. Përse ne që jemi në Durrës mos e bëjmë këtë gjë?

Por, nuk ka pasur asnjë vullnet nga zoti Rama, dhe nga qeveria e tij, apo Rilindjes, siç e quaj unë, për një gjë të tillë.

Për të shndërruar Shqipërinë në një vend që prodhon, në një fuqi eksportuese, siç praktikisht u realizua të jetë projekti i tij për Maqedoninë, nëpërmjet Invest Maqedonia mos gaboj, që ka qenë një eksperiencë shumë e mirë.

Apo, programet e tij në fushën e bujqësisë, ku mbështetja për të erdhi në mënyrë progresive, dhe të pandalshme.
Pra, mendoj për çdo politikan duhet të vlerësojmë, atë që është arritur, dhe duhet të mësojmë nga gabimet që ai ka bërë, sikurse ne të gjithë bëjmë gabimet tona.

Përsa i takon udhëheqjes së re të Maqedonisë VRMO., unë mendoj që është një udhëheqje fantastike, është mjaft serioze, nga përvoja që unë kam pasur në komunikim me ta.

Janë shumë të drejtpërdrejtë, dhe janë po po, jo jo. Dhe unë besoj se ata, do të përmirësojnë ndjeshëm pozitën e Maqedonisë përsëri, sidomos përsa i takon klimës së biznesit, dhe tërheqjes së investimeve të huaja.

Pyetje: Përmendëm, që zgjedhjet tashmë kanë përfunduar, dhe kanë filluar dhe negociatat mes VRMO. dhe DPMNE, dhe vlejnë. Ndërkohë fituese, tek pjesa shqiptare në këto zgjedhje, ishte Fronti Europian. Si e konsideroni anashkalimin e ligjimitetit shqiptar?

Përgjigje: Shiko, nuk dua të hyj në këto çështje të brendshme të Maqedonisë. Unë jam I bindur në çdo rast, se shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euro-atlantike të Maqedonisë, që tashmë është anëtare e NATO-s.

Dhe për rrugën europiane që ka nevojë të marri një ritëm të ri. Dhe unë besoj shumë, se lidershipi I ri, i ka të gjitha kapacitet për ta përshpejtuar këtë rrugë europiane

Pyetje: Zoti Meta, në ta kaluarën keni qenë shumë i afërt me kryetarin e BDI.-së, me zotin Ali Ahmetin, si janë raportet tani?

Përgjigje: Unë kam qenë dhe mbetem gjithmonë shumë i afërt me të gjithë kryetarët e forcave politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Me të gjithë ata, që gjithashtu kanë pasur dhe kanë dëshirë, që të kenë bashkëpunim me mua.
Ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë, të jashtëzakonshme me të ndjerin Abdurrahman Aliti. Më pas, me të ndjerin zotin Arbër Xhaferri.

Marrëdhënie shumë të mirë me zotin Ali Ahmeti. Po kështu, në kohën që kam qenë kryeministër, për shkak të detyrës, por dhe për shkak të dëshirës, për ta kaluar atë krizë me sa më pak kosto për të gjithë, dhe për shqiptarët e Maqedonisë, edhe për shqiptarët në rajon.

Kam bërë gjithçka, për të ndërtuar ura midis zotit Ali Ahmeti, që në atë kohë ishte në male, atje e kishte selinë, dhe zotit Arbër Xhaferri, që ishte përfaqësuesi kryesor politik i shqiptarëve.

Edhe, besoj se kjo ka pasur ato efektet e veta pozitive. Nuk kam dashur kurrë të ndërhyj në favor të njërës apo tjetrës forcë politike, siç ka bërë Edi Rama.

Jam kundër këtyre modeleve patrenaliste, të sjelljes ndaj shqiptarëve, qoftë në Maqedoni, qoftë në Mal të Zi, qoftë në Kosovë, qoftë në Luguninën e Preshevës.
Kudo, është detyra të nxisim bashkëpunimin midis tyre, për çështjet kryesore, për kauzat kryesore të shqiptarëve.

Pyetje: Por, kryeministri Albin Kurti, ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Përgjigje: Këtë çështje nuk e di, di që Edi Rama dhe Erion Veliaj u përpoqën të ndërhynin, nuk e di se sa sukses patën. Por, mendoj se duhen respektuar vetë qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Ata dinë vetë të bëjnë zgjedhjet e tyre, dhe duhet të marrin përgjegjësi për të ardhmen e tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit