18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Qëlloi veten në kokë teksa po xhironte një video, ndahet nga jeta reperi adoleshent amerikan

- Advertisement -

Një reper 17-vjeçar nga Virxhinia, Rylo Huncho , vdiq javën e kaluar në një mënyrë tragjike pasi qëlloi veten në kokë teksa po përpiqej të xhironte një video muzikore për rrjetet sociale.

Siç shihet në video, muzikanti 17-vjeçar po filmonte historitë e tij në Instagram dhe bëri një gabim fatal që i kushtoi jetën. Adoleshenti luan me një armë dhe në një moment i çaktivizon sigurinë, e drejton në kokë dhe një lazer jeshil e shënjon. Papritur dëgjohet një e shtënë dhe video përfundon.

Policia në Virxhinia nuk e përmendi emrin e reperit, por konfirmoi se “një mashkull 17-vjeçar vdiq nga një plagë aksidentale me armë zjarri në kokë“. Sipas informacioneve nga Dailymail , ai u dërgua në një spital lokal, ku përfundimisht u shpall i vdekur.

Anëtarët e familjes së tij kanë ngritur një Gofundme në një përpjekje për të mbledhur 15,000 dollarë për të mbuluar shpenzimet e funeralit. “Tezja ime ka humbur së fundmi djalin e saj 17-vjeçar”, kanë shkruar të afërmit. “ Ishte djali i saj i vetëm! Ajo e rriti vetë, por u kujdes për të sa mundi”, thanë ata, duke shtuar: “Të gjithë po përpiqemi të kuptojmë pse e bëri këtë”./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit