8.8 C
New York
Monday, November 4, 2024

Buy now

Qalaj: Gjendja e ushtarëve e dhimbshme – po e lënë forcën, jo nga dëshira por nga detyrimi

- Advertisement -

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se gjendja e ushtarëve të FSK është e rënd dhe e dhimbshme.

Qalaj, në fjalimin e tij në seancë ku u diskutua për ushqimin në FSK, shtoi se ushtarët po e lëshojnë forcën, jo nga dëshira por nga detyrimi.

“Është e rënd, e dhimbshme dhe e papranueshme sot dhe gjatë këtyre ditëve për ju që iu po e dëgjoni këto probleme që i ka institucionin shenjtë ushtria e Kosovës, uniforma e shenjtë e ushtrisë së Kosovës e cila është trashëgimtare e UÇK-së”.

“Ushtrinë e Kosovës po e lëshojnë të gjitha gradat, ushtar, rreshter major të parë, major bile major që punojnë në punë specifike, po e lëshojnë kolonel, ish-atashe i Kosovës në ShBA. Deputet që sot mungojnë e që ju e dini që kanë ardhur nga rruga, duke e parë që data e 9 shkurtit po afron dhe ju duhet kohë që të trajnohen, kanë vendosur që të ushtrojnë daljen nga Kuvendit dhe të që durojnë jashtë institucioneve dhe të përgatiten për një opozitë të gjatë mjaftë të gjatë”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit