24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Qalaj: AKI-ja dështoi më 24 shtator, e ka detyrë t’i parandalojë rreziqet, e jo të merret se kush me kë po pi kafe

- Advertisement -

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka kritkuar ashpër shërbimet inteligjente të Kosovës. Qalaj thotë se këto institucione të sigurisë kanë dështuar ta parandalojnë sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Qalaj tha po të kishin informacione më herët, ajo ngjarje ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, nuk do të ndodhte.

Duhet me pranuat, shërbimet tona inteligjence kanë dështuar me 24 shtator. Është diçka tjetër profesionalizmi i policisë, suksesi. Po ta kishim informatën më herët, kjo nuk do ndodhte herët, ose në tentativë do shuhej”, tha ai, percjell TV Dukagjini.

Tutje ai tha se AKI-ja duhet të jetë më shume prezentë në veri të Kosovës dhe t’i parandalojë rreziqet nga jashtë, e jo të merret me punët se kush me kë pi kafe në Kosovë.

Duhet të investojmë shumë, AKI-ja e ka përgjegjësinë e madhe të jetë prezent në veri, atë mision e ka. Nuk duhet të merret se kush me kë po pi kafe në Kosovë, e ka punën e parandalimin e rreziqeve që na vijnë nga jashtë”, tha ai.

Qalaj me pas ka treguar se jo rastësisht e tha se AKI-ja merret se kush me kë pi kafe në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit