14.2 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

“Qaj shpesh sa herë hyj në fshatin tim”, rrëfimi i gazetarit kosovar që jeton në Suedi

- Advertisement -

Në moshën shtatëvjeçare u largua nga fshati i lindjes Batushë e Gjakovës për t’u nisur drejt Suedisë bashkë me familjen e tij.

E tri dekada më vonë, Diamant Salihu është ndër gazetarët më të mirë të shtetit skandinav. Madje, në vitin 2021 mori një çmim shumë prestigjioz për raportimet si dhe për librin e parë që flet për luftën midis bandave të tinejxherëve.

“Jam shumë i lumtur dhe i nderuar për këtë çmim i cili është “Voice of the Year” apo “Zëri i Vitit”. Është njëri nga çmimet më të famshme dhe më prestigjioze që mund t’i fitojë një gazetar në Suedi. Kjo ashtu nënkupton se të gjithë njerëzit që unë i kam takuar dhe që kanë folur me mua e kanë ngritur zërin me mua nëpërmjet librit tim “Tills alla dor” dhe në storjet e mia si gazetar në SVT. Ky çmim prezanton të gjithë njerëzit që kanë folur me mua”, thotë Salihu në një intervistë ekskluzive për portalin Klankosova.tv.

38-vjeçari, që e nisi herët profesionin e gazetarit, për 22 vjet mbuloi shumë zhvillime të rëndësishme.

“Unë kam filluar të punoj si gazetar që nga mosha 16-vjeçare në një gazetë lokale në qytetin tim ku jam rritur, Borlange. Më pas, kam kryer shërbimin ushtarak në Suedi. Kam punuar për gazeta të ndryshme në Suedi, siç është “Expressen” e cila është njëra nga gazetat nacionale këtu në Suedi. Unë punova aty për 11 vjet me radhë. Unë i kam mbuluar fushat si krimi dhe terrorizmi. Po ashtu kam raportuar për njerëzit që kanë shkuar në Siri të luftojnë me ISIS-in, kam mbuluar për një kohë edhe luftën në Ukrainë, si dhe kam shkruar për sulmet terroriste në Evropë. Isha korrespondent për gazetën time me bazë në Londër dhe në New York”, thotë Salihu që tani është gazetar hulumtues në Televizionin Publik të Suedisë, dhe është i vendosur në kryeqytetin Stokholm.

“Profesioni im është të takoj njerëz me prejardhje të ndryshme, nga pjesë të ndryshme të shoqërisë sonë, pavarësisht nëse janë presidentë apo njerëz të pastrehë apo kriminelë. Dhe, kjo është ajo që e dua rreth punës time, pasi mund të takoj njerëz dhe të rrëfejë për storiet e tyre”, thotë gazetari.

Salihu kujton se kur u vendosën në Suedi me familjen e tij u integruan shumë shpejtë në shoqërinë suedeze.

“Në atë moshë isha shumë i frikësuar se nuk do të mund ta mësoja gjuhën suedeze. Por fatmirësisht u rrita në një qytet të vogël që mund të shkoja në shkollë, ku u integrova shumë shpejt. Ne takuam miq dhe familje suedeze që ishim shumë të sjellshëm me familjen time, ne u integruam në shoqërinë suedeze më shpejt se sa e menduam. Tani, si 38 vjeçar e fitova këtë çmim, që do të thotë se pas 30 vjetësh në Suedi e fitova këtë çmim”.recommended byHERBEAUTY10 Ways To Power Yourself As A WomanLEARN MORE

Megjithatë malli për vendlindjen, Diamantit nuk i shuhet asnjëherë. Madje, emocionohet shumë kur vjen në Batushë.

“Shumë shpesh sa herë hyj në fshatin tim qaj, sepse ndjehem që jam në shtëpi. Çdo vit shkoj në Kosovë për vizitë tek familja ime, e kam gjyshin tim atje që është 92 vjeçar, ai është shembulli im i jetës për t’u ndjekur”.

Por këto vizita janë emocionale edhe për faktin se sa larg janë me mundësi qytetarët e këtushëm me vendin ku Diamanti jeton.

“Jam i vetëdijshëm për kushtet e vështira që shumë njerëz jetojnë në Kosovë. Unë jam i vetëdijshëm edhe për brezin e ri që është larguar nga vendi. Ata nuk shohin ndonjë mundësi në Kosovë sa i përket punës. Kam shumë të afërm që kanë vite që jetojnë në Kosovë, por nuk shpresojnë për një të ardhme më të mirë, kur është fjala për mundësitë që të gjejnë punë në profesionet e tyre dhe që të kenë sukses në këtë drejtim. Kjo është e trishtueshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit