Pyetet nëse dështoi qeveria në rastin e Arlindës, Sveçla: Nëse prisni që sistemi të mos ketë vështirësi, keni iluzione

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është pyetur në konferencën për media nëse qeveria ka dështuar në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, pas konstatimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) për shkelje nga ana e policisë.

Sveçla tha se shkeljet e evidentuara janë duke u adresuar, ndërsa theksoi se pritshmëritë që sistemi të mos ketë asnjë vështirësi janë iluzione.

“Shkeljet po adresohen. Nëse prisni që i gjithë sistemi nuk do të ketë vështirësi në qeverisje, atëherë keni iluzione, më vjen keq”, u përgjigj Sveçla.

Deklarata e ministrit vjen pas reagimeve dhe kërkesave për përgjegjësi institucionale lidhur me trajtimin e rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj para se të vritej në Vitomiricë të Pejës.

Të ngjashme

Të fundit