Clark, duke folur për kontekstin aktual gjeopolitik, dhe nëse Rusia po përdor Serbinë për të destabilizuar rajonin e Ballkanit, ka thënë se Serbia ka qenë mikja më besnike e Rusisë për 150 vjet.
“Edhe para se komunistët të merrnin pushtetin dhe ta bënin atë Bashkimi Sovjetik, cari po përdorte Serbinë, për të mbështetur ambiciet perandorake ruse në rajon”, tha Clark në një intervistë për A2CNN.
Ai gjithashtu tha se “Vladimir Putin që jeton në një univers imagjinar ku mendon se mund ta kthejë orën e qytetërimit, ku mendon se njerëzit nuk duan të kenë lirinë, se duan të jetojnë nën zgjedhën e një Rusie perandorake. Kjo është ëndrra e zotit Putin. Dhe ai do të destabilizonte Ballkanin në përpjekjen për të mbrojtur ëndrrën perandorake të Rusisë”.
Clark tha se mund të ketë në Ballkan, por nuk është diçka mund ta parashikohet saktë.
“Unë mendoj se prania e KFOR-it është një faktor i rëndësishëm. Mendoj se edhe puna e mirë e ambasadorit Chris Hill në Serbi është po ashtu faktor pozitiv. Kështu që unë mendoj se ne po bëjmë atë që mundemi nga perspektiva e Shteteve të Bashkuara dhe nga perspektiva e NATO-s për tu siguruar që të mos ketë një konflikt të ri në Ballkan. Por, ju e dini, shumë varet nga ajo që ndodh në Ukrainë. Shtetet perëndimore dhe Uashingtoni duhet të intensifikojnë përpjekjet për ti dhënë Ukrainës më shumë ndihmë ushtarake dhe të ndihmojë Ukrainën të mbrohet kundër agresionit rus”.
I pyetur se pse edhe 25 vjet pas fushatës së NATO-s, Kosova ende po lufton për pranim në bashkësinë ndërkombëtare dhe Serbia vazhdon të refuzojë pavarësinë, Clark tha se një pjesë e madhe e rezistencës nxitet nga Rusia, e cila nuk do që ta njohë pavarësinë e Kosovës. “Dhe mendoj se Rusia që po e përdor këtë çështje për të krijuar një çarje mes demokracive perëndimore”.