19.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Putin ndihet i mashtruar nga këshilltarët e tij ushtarakë, thotë Shtëpia e Bardhë

- Advertisement -

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin ndihet se është mashtruar nga këshilltarët e tij ushtarakë, gjë që ka rezultuar me tension të vazhdueshëm në mes tij dhe krerëve ushtarakë.

“Ne besojmë se Putin është duke u keqinformuar nga këshilltarët e tij rreth asaj se sa dobët është duke vepruar ushtria ruse dhe si është duke u dëmtuar ekonomia ruse nga sanksionet, sepse këshilltarët e lartë ushtarakë janë shumë të frikësuar për të treguar të vërtetën”, ka thënë drejtorja për komunikime e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield në një prononcim para gazetarëve.

Ajo ka thënë se “është e qartë” që pushtimi rus në Ukrainë ka qenë “gabim strategjik” që do ta lë atë të dobët në periudhë afatgjatë.

Bedingfield ka thënë po ashtu se Shtetet e Bashkuara “vazhdojnë të shohin të dhëna për sulmet ruse dhe avancim në vendet që Rusia ka thënë se nuk do të luftojë”.

Bedingfield ka thënë po ashtu se Shtetet e Bashkuara “vazhdojnë të shohin të dhëna për sulmet ruse dhe avancim në vendet që Rusia ka thënë se nuk do të luftojë”.

Rusia ka thënë të martën se do të zvogëlojë operacionet ushtarake rreth Kievit dhe Çernihivit dhe do të fokusohet në rajonin lindor Donbas.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit