Puthja që po bën xhiron e rrjetit! Këngëtarja italiane dhe balerina shqiptare konfirmojnë romancën? (Foto)

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur italiane, Elodie, duket se ka vendosur të mos e mbajë më private jetën e saj sentimentale. Ajo ka bërë së fundmi një postim në rrjetet sociale, ku menjëherë ka ngritur dyshimet për jetën e saj private.

Fotot e postuara në “Instagram”, fansat i morën si një konfirmim i hapur i lidhjes së saj me balerinën shqiptare, Françeska Nuredini.

Dy vajzat e njohura janë me pushime në Japoni dhe këngëtarja italiane ka ndarë me 3.8 milionë ndjekësit e saj disa fotografi nga momentet e saj në vendin aziatik.

Gjithashtu edhe modelja shqiptare ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” imazhe nga ky udhëtim, ku sigurisht nuk mungojnë fotot me këngëtaren italiane.

Edhe pse prej muajsh kanë qarkulluar foto dhe video të dyshes së bashku, kjo është hera e parë që vetë këngëtarja publikon një moment kaq personal. Një veprim që për shumë ndjekës shihet si një mënyrë për ta bërë zyrtare marrëdhënien e tyre.

Gjatë muajve të fundit, ato janë parë shpesh së bashku në destinacione të ndryshme, nga Venecia në Ibiza për pushime verore. Udhëtimi në Japoni duket të ketë qenë një nga më të veçantët, me eksperienca si ceremonia tradicionale e çajit dhe vizitat në tempuj historikë.

Lidhja mes tyre ka lindur në ambientin profesional. Françeska Nuredini, 24 vjeç, është pjesë e trupës së vallëzimit të Elodies dhe e ka shoqëruar këngëtaren në turnetë e fundit muzikore.

Në një intervistë për “Le Mile Magazine”, Françeska ka folur për bashkëpunimin me Elodie, duke e cilësuar si një eksperiencë shumë të rëndësishme, jo vetëm artistike, por edhe personale — një deklaratë që sot merr një kuptim tjetër.

Të ngjashme

Të fundit