Tri anëtaret e grupit të njohur të viteve 2000 – Nicole Scherzinger, Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt – njoftuan një rikthim më parë këtë vit me një këngë të re dhe një turne botëror, por tani ata kanë anuluar të gjitha koncertet përveç njërit në ShBA dhe Kanada, shkruan BBC.
Në një deklaratë, ata thanë se, “pas një shqyrtimi të ndershëm të situatës”, kanë marrë një “vendim të vështirë dhe të dhimbshëm”.
Tifozët që blenë bileta përmes kanaleve zyrtare, si Ticketmaster ose AXS, do të marrin një rimbursim automatik, ndërsa ata që blenë përmes rishitësve duhet të kontaktojnë pikën e tyre të blerjes.
Shfaqja e vetme që do të zhvillohet është në WeHo Pride në Los Angeles më 6 qershor.






