-2.6 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

Pushuesi nga Kosova dhe punonjësit e karburantit në Lezhë rrihen me sende të forta

- Advertisement -

Një 37-vjeçar nga Kosova ka mbetur i lënduar pas një konflikt fizik me dy punonjës të një pike karburanti në qytetin e Lezhës.

Konflikti ndodhi në një karburant në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot, ku pas një debati të çastit për motive të dobëta, shtetasi kosovar M. M. 37 vjeç me dy shtetas shqiptarë ( punonjës te karburanti) N. S. 61 vjeç banues në Lezhë dhe K. R. 52 vjeç, qëlluan njëri tjetrin me sende të forta.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar fizikisht shtetasi kosovar M. M. i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga patrulla e policisë, ndërsa shtetasit N. S. dhe K. R. janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, nga këta shtetas janë dëmtuar edhe ambientet e zyrës së qëndrimit të punonjësve të karburantit si dhe automjeti i shtetasit kosovar.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /euronewsal/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit