3 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Punëtoria e Bedri Hamzës me qytetarët e Shtimes: Gratë duhet të përfshihen më shumë në tregun e punës, prodhimet bujqësore të sigurohen (VIDEO)

Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar punëtorinë e radhës për programin qeverisës me qytetarët e Komunës së Shtimes.

- Advertisement -

Hamza ka diskutuar me ta për përfshirjen e grave në tregun e punës, për shëndetësinë, arsimin e bujqësinë, sugjerimet e të cilëve do t’i përfshijë në programin qeverisës.

“Ju e dini më së miri se çka ju preokupon. Cilat janë brengat dhe problemet tuaja…”, ka thënë Hamza.

Disa nga kërkesat e qytetarëve ndaj Hamzës ishin ndërtimi i çerdheve, krijimi i kushteve bashkëkohore të mësimit për të evituar bartjen e çantave të rënda për fëmijët, edukimi shëndetësor, sigurimi i prodhimeve bujqësore dhe të tjera.

Përmes programit dhe platformës së tij qeverisëse, Hamza u zotua se në qeverisjen e tij, të moshuarit do të kenë pensione të dinjitetshme, bujqve do t’iu shpaguhet mundi edhe kur prodhimet e tyre dëmtohen nga vërshimet, si dhe premtoi tabela digjitale për shkolla, në kuadër të reformës së thellë në arsim.

Video materiali nga punëtoria me qytetarët e Shtimes: https://we.tl/t-EmVUeKX91A

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit