Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A. do të protestojnë të hënën në Fushë Kosovë.
Qëllimi i kësaj proteste, siç thonë ata, “është kërkesa për indeksimin e pagave të punëtorëve, në mënyrë që pagat tona të reflektojnë ndryshimet në koston e jetesës dhe të sigurohet trajtim i drejtë për të gjithë punëtorët”.
Ky vendim, sipas tyre, vjen pas kërkesave të shumta dhe negociatave me menaxhmentin dhe bordin e ndërmarrjes, të cilat, thonë se s’patën rezultat.
“Pas shumë kërkesave me shkrim dhe negociatave të Sindikatës, me Menaxhemntin edhe me Bordin e Ndërmarrjes Publike Infrakos Sh. A ku deri me tani nuk kanë treguar ndonjë sukses, andaj ju ftojmë që më datën 26.10.2026 (e Hënë) me fillim në ora 08:00, do të mbahet PROTESTA E PUNËTORËVE TË INFRAKOS-it, para Stacionit Hekurudhor në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftim.






