Nga raportime prej autorëve të Exit Poll-eve është premtuar befasi e madhe në Mitrovicë, për çka, me ç’duket, janë në dijeni edhe Vetëvendosje.
Armend Muja i VV-së doli me “lutje” për mitrovicasit që të dalin të votojnë para mbylljes së vendvotimeve.
“Të dashur qytetarë kanë mbetur më pak se tre orë, procesi mbase më i rëndësishëm për Mitrovicën.
Ju bëj thirrje të gjithave lagjave, nga Bajru te Shipoli…që të dalin në votime para mbylljes së qendrave të votimeve”, tha Armend Muja.