18 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Puff Diddy nën akuzë, ish e dashura e akuzon për dhunë, i kërkon 30 milionë dollarë

- Advertisement -

Akuza të rënda ato të orëve të fundit mbi reperin Puff Diddy. Përdhunim e trafikim të qenieve, të ngritura nga një këngëtare.

Në padinë e siguruar nga mediat, ish e dashura e reperit, Casandra Ventura, thotë se kishte mbetur viktimë, e ngecur për një dekadë, në një cikël të vazhdueshëm abuzimi dhe dhune.

Diddy i ka mohuar akuzat, madje akuzon ish të dashurën e tij se është munduar për 1 dekadë rresht, që ta zhvasë atë. Madje edhe akuzat i quan të turpshme.

Çifti ka qënë në një lidhje publike, prej më shumë se 10 vitesh, që nga mosha kur Casandra ishte 19 vjeç e Puff Diddy ishte 37. Këngëtari përshkruhet si një abuzues klasik, serial, që veç abuzimit seksual me ish-partneren e tij, edhe e ka qëlluar e abuzuar me të fizikisht, duke i shkaktuar vazhdimisht probleme shëndetësore. Ajo kërkon përmes kësaj padie, dëmshpërblim prej 30 milionë dollarësh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit