Një postim i shefit turk, Nusret, në “Instagram” ka shkaktuar reagime të shumta. Në postimin në fjalë, ai ka treguar se një grup klientësh në restorantin e tij në Dubaj ka paguar një faturë prej 108 mijë eurosh.
I menjëhershëm ka qenë reagimi, ku duket se ndjekësit nuk ishin aspak dakord me këtë postim.
Kritikët thonë se fatura është një fyerje për turqit punëtorë që luftojnë për të përballuar inflacionin në rritje dhe një normë papunësie prej 10%. Ndërkohë, të ftuarit e paparalajmëruar që vizituan Nusr-Et Steakhouse Dubai në Four Seasons Resort të shtunën, festuan me karpacio viçi, patate të skuqura, sallatë, bakllava dhe fruta, ndër të tjera.
Ata shijuan gjithashtu mish luksoz të veshur me ar, duke përfshirë një fileto mignon 270 dollarë dhe tre biftekë 1,390 dollarë. Ata i shoqëruan vaktet e tyre me katër martini 130 dollarë, dy shishe Chateau Petrus 2009 53,900 dollarë, një shishe Petrus 2011 17,700 dollarë dhe pesë gota dyshe konjaku ekskluziv Louis XIII 7,500 dollarë.
Rikujtojmë, se restoranti SALT Bae në Nju Jork, i kuzhinierit është ‘goditur’ me katër padi nga stafi dhe klientët e pakënaqur, ku disa e akuzojnë për seksizëm. Turku që zotëron më shumë se 20 restorante në mbarë botën, tashmë do të duhet të merret edhe me drejtësinë. Salt Bae akuzohet për privim të stafit nga bakshishi, diskriminim seksual dhe racor dhe shkelje të ligjit të punës.
Gökçe, lindi aq i varfër saqë iu desh ta linte shkollën, derisa u bë i famshëm brenda natës në vitin 2017. 39-vjeçari, i cili njihet më shumë me pseudonimin e tij në internet ‘Salt Bae’, u bë i njohur nga postimi i një videoje ku shihet duke hedhur erëza në mënyrë ekstravagante në një copë bifteku. Sot, ai ka hapur mbi 22 restorante në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Greqi dhe Dubai.
Megjithatë, investimi i tij më i shtrenjtë është një pallat 36 milionë paundësh, i cili është vetëm një prej pronave që ai ka në pronësi. Pallati “Macka” në lagjen Sisli të Stambollit, ka një pishinë në çati, palestër dhe një banjë.