22 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Publikohen video të shpaketimit të Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro dy ditë përpara zyrtarizimit

- Advertisement -

Evenimenti i debutimit të Pixel 8 është vetëm pak ditë larg, por dikush ka arritur që të ketë në dorë smartfonin e ardhshëm të Google.

Në një çift videosh shpaketimi në YouTube nga PBKreviews, mund të shikoni paketimin e Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro së bashku me një paraqitje të shkurtër të dizajnit të tyre.

Videot nuk japin detaje më tepër sesa kemi parë nga informatorët e industrisë në javët dhe muajt e kaluar, por tregojnë se të dy telefonët përmbajnë në paketim një kabëll USB-C, një manual dhe një adapter Quick Switch nga USB-A në USB-C me të cilin mund të transferoni përmbajtjet e telefonit të vjetër në Pixel 8.

Gjithashtu prej videos mund të shohim një pamje të variacioneve të ngjyrave. Modeli gri i Pixel 8 ka shiritin e kamerës prej argjendi.

Ndërsa në rastin e Pixel 8 Pro kemi një telefon në ngjyrë të zezë me shirit kamere me shkëlqim. PBKreview gjithashtu tregoi ekranin e bllokimit të dy pajisjeve duke sugjeruar se vinë me të njëjtin sensorë të shenjave të gishtërinjve nën ekran si paraardhësit.

Sipas spekulimeve, Pixel 8 Pro do të ketë ekran 6.7-inç dhe kamera të pasme prej 50-megapiksel kryesore, 48-megapiksel ultrawide dhe 48-megapiksel telefoto 5X. Ndërkaq Pixel 8 vjen me ekran 6.17-inç dhe dy kamera të pasme prej 50-megapiksel kryesore (e njëjtë me Pixel 8 Pro) dhe 12-megapiksel ultrawide. /PCWorld Albanian

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit