13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

PSV shpallet kampion, skuadra e Peter Bosz siguron titullin e 25-të për gjigantët e Eredivisie

- Advertisement -

PSV Eindhoven u shpall zyrtarisht kampion i Holandës për të 25-ën herë në histori. Skuadra e Peter Bosz kurorëzoi një edicion të dominuar nga fillimi në fund dhe për asnjë moment nuk e vuri në diskutim vendin e parë. Skuadra nga Eindhoven e siguroi titullin dy javë para fundit, teksa Feyeenoord, ndjekësi më  afërt provoi deri në fund për ta zbritur nga kreu, por nuk mundi dot që të konkurronte kampionët e rinj të Holandës.

Një sezon rekordesh për PSV, që gjatë këtij kampionati pësoi vetëm 1 humbje, ndërsa përballë rivalëve direkt mori vetëm rezultate pozitive. Suksesi 4-2 në shtëpi përballë Sparta Roterdam ishte dhe fitorja që i shpalli matematikisht kampionë të Eredivisie, teksa arritën të siguronin plot 87 pikë të grumbulluara dhe 107 gola të shënuar në 32 ndeshje gjatë këtij edicioni si dhe mbrojta më e fortë me vetëm 19 të pësuar janë tregues të qartë të asaj çka PSV ka realizuar gjatë këtij edicioni.

PSV nuk e fitonte titullin që nga sezoni 2017-2018, teksa që nga ai edicion ishte pozicionuar gjithnjë si forcë e dytë e kampionatit. Festë e legjitime pas ndeshjes në “Philips Stadion”, që gëzoi për të 25-tën herë që nga themelimi i klubit titullin më të rëndësishëm në Holandë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit